
Ambasadori Markusz në këtë intervistë ai ka folur për situatën e fundit politike, për mospajtimet pozitë-opozitë.
Ai ka komentuar edhe për liberalizimin e vizave. Ka thënë se Kosova është në fazën e fundit të liberalizimit të vizave.
“Është e sigurt se procesi është ka fundi”, ka thënë ai. Markusz iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos t’ia mësyjnë Hungarisë për të kërkuar azil.
Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, ai ka thënë se kjo marrëveshje është një fillim për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ambasadori Markusz ka thënë se Kosova dhe Hungaria kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe ekonomik, por ka kërkuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë. (Lajmi.net)