Të shtënat me armë në Tiranë, humb jetën në spital i plagosuri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Të shtënat me armë në Tiranë, humb jetën në spital i plagosuri

    Insajderi
    16 December 2022 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e sotme, në Tiranë, janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Komunës së Parisit dhe mbeti i plagosur një person.

    Mësohet se i plagosuri, Edmond Papaj, ka ndërruar jetë në spital.

    Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

    Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark