Insajderi
Insajderi

“Po dezinformon Beogradi, s’kemi lista për të arrestuar ish-policët”

Insajderi
16 December 2022 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Po dezinformon Beogradi, s’kemi lista për të arrestuar ish-policët”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi në mediat serbe po raportohet se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët.

Sveçla ka thënë se e gjithë kjo është një fushatë dezinformuese e Beogradit, për të arsyetuar veprimet kriminale që nuk ka të ndalur.

Ai tha se nuk ka lista të tilla, dhe se në Republikën e Kosovës, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit.

“Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë”, tha Sveçla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark