Insajderi
Insajderi

Haradinaj i uron ditëlindjen Papa Françeskut: Ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës

Insajderi
17 December 2022 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj i uron ditëlindjen Papa Françeskut: Ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Papa Françeskun në 86 vjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kërkoi nga Papa Françesku që Vatikani ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu shkroi se i ka ende të freskëta kujtimet nga takimi me Papa Françeskun.

“Urime për 86 – vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë! At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë. Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij”, ka shkruar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark