Insajderi
Lajme

22 pronarë aksionesh nga Shqipëria në parajsën fiskale ta Panamasë

Insajderi
04 April 2016 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një hartë e publikuar në skandalin “Panama Papers” ka zbuluar të dhëna për fshehjen e pasurive për nga çdo shtet.

Nga Shqipëria rezulton se se ka dy kompani , 3 përfitues dhe 22 pronare aksionesh ne parajsën fiskale te zbuluar. Të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë.

Personat që kanë fshehur pasurinë në zonat offshore pritet të publikohen së shpejti në media, pasi mbi 11 milion dokumente do të bëhen publike, njofton lapsi.al

Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark