Gjykatat Themelore në Republikën e Kosovës, kanë refuzuar kërkesat e disa zyrtarëve policor sa i përket shujtave ditore, këto të fundit të rregulluara me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2018 mbi Marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës.
Por, megjithëse në të njëjtën dispozitë ligjore bënë pjesë edhe paga mujore ekuivalente me pagën e fundit, pra të muajit dhjetor. Këto dy çështje nuk janë trajtuar si të barabarta për aprovim.
Në një aktvendim të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se kërkesa e I.S (inicialet e së cilët janë ndryshuar) për pagën ekuivalente me atë të dhjetorit aprovohet.
“APPROVOHET pjesërisht si e bazuar kërkespadia e të paditëses ……………….. nga Gjilani dhe DETYROHET e paditura Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Punëve të Brendshme. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, me seli në Prishtinë, që në emër të shpërblimit për pagat mujore ekuivalente me pagën e fundvitit për shkak të vlerësimit të kënaqshëm dhe mungesës së masave disiplinore për vitet 2018, 2019 dhe 2020. t’ia paguaj paditësit shumën prej 2.138.35 euro. me kamatë ligjore prej 8 % nga data 17.09.2021. si datë e paraqitjes së padisë, e deri në pagesën defitinive, në afat prej 7 ditë, nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, nën kërcënim të përmbarimit me dhunë”, thuhet në aktvendim.
Ndërkaq, kërkesa për kompensimin e shujtës ditore për periudhën nga viti 2018 deri më 2020, saktësisht 478 ditë pune, refuzohet.
“REFUZOHET pjesa tjetër e kërkesëpadisë së paditëses, me të cilën ka kërkuar që të detyrohet e paditura që në emër të kompensimit për shujtë ditore për periudhën kohore 14.11.2018 e deri më 31.12.2020, për 478 ditë pune, t’ia paguaj paditësit shumën prej 956.00 euro, e llogaritur nga 2 euro për ditë, me kamatë ligjore prej 8% nga data 17.09.2021, si datë e paraqitjes së padisë, e deri në pagesën defitinive”, thuhet në aktvendimin e gjykatës./Insajderi.org
