×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policët që 11 ditë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje. A kanë ushqim dhe rezerva të tjera? Përgjigjet kryesindikalisti i Policisë

    Insajderi
    20 December 2022 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se sot është dita e 11 prej kur disa zyrtarë policorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje.

    “Në realitet ata janë duke i kryet detyrat e tyre, pavarësisht rrethanave të krijuara dhe pavarësisht që 11 ditë qëndrojnë në vendet e tyre të punës pa ndërprerë ditë edhe natë. Kjo është mëse urgjente. Përpos këtyre vështirësive që janë krijuar zyrtarët policorë po qëndrojnë me vullnet dhe moral të jashtëzakonshëm”, ka thënë Zeqiri në T7, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kanë ushqim rezervë, kanë edhe derivate, dhe mjete të tjera logjistike me të cilat kanë mundësi t’i kryejnë detyrat e tyre zyrtare”, vazhdon ai rrëfimin për zyrtarë policorë me të cilët thotë se është çdo ditë në kontakt.

    Zeqiri thotë tutje se thirrja për t’i zëvendësuar ata është urgjente, derisa pyet “pse KFOR-i” po heziton që t’ju ndihmojë”, pasi ata mund të zëvendësohen vetëm me helikopter.

    “Thirrja ime është urgjentisht, të veprohet në këtë drejtim para se të ndodh ndonjë krizë humanitare. Ata nuk qëndrojnë në kushte normale, ata po mbijetojnë vetëm për të kryer detyrën. Mandej kanë problem edhe me higjienën personale”.

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar edhe të shtunën se disa zyrtarë policorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje.

    “Bllokimi i rrugëve ka hyrë në ditë në tetë dhe si pasojë është cenuar lëvizje e lirë e qytetarëve dhe organeve të rendit dhe zyrtarët policor në Leposaviq dhe Jarinje kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi t’ju bëhet ndërrimi sipas rregullave për funksionim normal”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë”, vazhdon njoftimi.

    Sindikata e Policisë i bën thirrje urgjente Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe “menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policorë t’ju bëhet ndërrimi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark