Kushtetuesja e konsideron të pabazë ankesën e opozitës për Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja e konsideron të pabazë ankesën e opozitës për Thaçin

    Insajderi
    04 April 2016 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të hënën që të shpallë të papranueshme kërkesën e partive opozitare për të shqyrtuar ligjshmërinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit.

    Kërkesa e opozitës ishte bërë në fillim të muajit mars, vetëm disa ditë pas zgjedhjes së Thaçit.

    “Gjykata Kushtetuese, ne mbështetje te nenit 113.5 te Kushtetutës, te nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, te [..] vendos: I. ta deklarojë kërkesën te papranueshme; II. Të refuzojë kërkesën për mase te përkohshme; III. Ta refuzojë kërkesën për dëgjim publik”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Hashim Thaçi pritet të marrë detyrën e të parit të vendit më 8 prill./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark