Deputeti i Kurtit akuzon KFOR-in për barrikadat: Ka dështuar në kryerjen e misionit të vet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti i Kurtit akuzon KFOR-in për barrikadat: Ka dështuar në kryerjen e misionit të vet

    Insajderi
    27 December 2022 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

    Sipas Dugollit, Qeveria e Kosovës ka kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosura nga njerëzit e armatosur në veri të vendit, të cilët janë nën urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por siç ka thënë ai, është kërkesa e KFOR-it, ajo që ka lënë pa vepruar Qeverinë e Kosovës për t’i larguar barrikadat.

    “Nëse nuk do ta kishim dëgjuar KFOR-in do të akuzoheshim se nuk jemi duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tani çdokush e ka të qartë se Qeveria e Kosovës ka toleruar për tej masës. Unë mendoj që KFOR-i ka dështuar në kryerjen e misionit të vet sipas rezolutës 1244”, ka deklaruar Dugolli.

    Më tej, ai ka thënë se KFOR-i është përgjegjës për vijën kufitare të Kosovës. “Në momentin që futen grupe të armatosura, kanë ardhur ilegalisht në Kosovë dhe jo nga pika kufitare”, ka përfunduar Dugolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark