Insajderi
Insajderi

Kurti e luan të fortin me KFOR-in: Po shteron koha që ua kemi dhënë për heqjen e barrikadave

Insajderi
28 December 2022 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti e luan të fortin me KFOR-in: Po shteron koha që ua kemi dhënë për heqjen e barrikadave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti foli për punën e Qeverisë gjatë këtij viti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Shefi i Qeverisë tha se kriminelët po e sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata”, tha ai.

Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të pranohet tha Kurti, duke treguar se i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i heqë ato.

“Por sigurisht se kjo kohë po shteron”, tha kryeministri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark