Rikthimi i Covid-19, mblidhet Komiteti i Ekspertëve: Do të vazhdojmë me vaksinimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rikthimi i Covid-19, mblidhet Komiteti i Ekspertëve: Do të vazhdojmë me vaksinimet

    Insajderi
    30 December 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të shpërthimit të Covid-19 në Kinë, ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë.

    Komiteti ka ndjekur me vëmendje dhe në vazhdimësi situatën epidemiologjike.

    Situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar.

    Mesatarja e rasteve të reja ditore javën e fundit është 18, ndërsa incidenca dy javore është 8 për 100000.

    Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195.

    Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%.

    Komiteti i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

    Deklarata e zv/ministres së shëndetësisë, Mira Rakacolli:

    Komiteti Teknik i Eksperteve te menaxhimit te pandemise Covid 19 ka ndjekur me vemendje dhe ne vazhdimesi dinamiken e situates epidemiologjike te infeksionit Sars Cov 2 dhe semundjes Covid 19. Sic jeni ne dijeni edhe nga raportimet tona te perditshme situata aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit e cila është edhe java e 51 e ketij viti, eshte 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri eshte 195. Jane 2 paciente te shtruar ne Spitalin Infektiv dhe asnje ne njesite e kujdesit intensiv.

    Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Nje situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e ne Europe. Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

    Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

    Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur diten e djeshme (si edhe Mbreteria e Bashkuar), per momentin nuk e shikojne me riskt te larte shperthimin e nje vale te re epidemie, por per faktin qe virusi qarkullon edhe ne Europe dhe niveli i imunizimit eshte i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

    Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

    Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.

    Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re.

    Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinen e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re.

    Vijon…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark