Insajderi
Lajme

25 persona të lënduar nga mjetet piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri

Insajderi
01 January 2023 - 15:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
25 persona të lënduar nga mjetet piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë natës së Vitit të Ri, 271 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së. 23 prej tyre kanë kërkuar ndihmë për shkak të aksidenteve, 5 për shkak të konflikteve fizike, 3 janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 25 janë lënduar nga mjetet piroteknike.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për Express se nga 25 të lënduarit me mjete piroteknike, 2 janë pranuar në klinikën e plastikës.

“23 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve, një prej tyre me fatalitet. 5 persona janë lënduar gjatë konflikteve fizike, ndërsa 25 persona janë lënduar me mjete pirotekniike- 2 prej tyre janë pranuar në klinikën e plastikës. 3 janë plagosur me armë zjarri- dy prej tyre  janë pranuar në klinikën e Ortopedisë”, tha Syla për Express.

Kujtojmë që dje u aksidentua një 28 vjeçar në Prishtinë e më pas u dërgua në QKUK, por i njëjti nuk ka arritur t’I bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në orën 03:00 të mëngjesit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark