Zbardhet identitet i 17-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e zjarrit në qendrën e të miturve në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Zbardhet identitet i 17-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e zjarrit në qendrën e të miturve në Itali

    Insajderi
    01 January 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ledjan Imeraj është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht, si pasojë e flakëve që përfshinë qendrën komunitare për të mitur në  Pasian di Prato të Udines, në Itali.

    Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

    Nga flakët janë prekur platforma druri, mobilje dhe materiale të ndryshme të qendrës. Në strukturë kishte edhe një bombol gazi, fatmirësisht e paprekur nga flakët, e cila u sigurua menjëherë . Ishin banorët e një pallati ngjitur me atë ku banon komuniteti i të miturve të huaj, që ngritën alarmin natën e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark