Insajderi
Ballina 5

Gjendet pa shenja një burrë në Podujevë, Policia nis hetimet

Insajderi
03 January 2023 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet pa shenja një burrë në Podujevë, Policia nis hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00 në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për media se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark