Insajderi
Lajme

Fjalët u bën realitet: Grupi më i madh i hakerave hakojnë web-faqen e Vuçiqit

Insajderi
05 January 2023 - 11:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fjalët u bën realitet: Grupi më i madh i hakerave hakojnë web-faqen e Vuçiqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pa kaluar as edhe një javë nga kërcënimi ndaj Aleksander Vuçiq i bërë nga grupi i hakerave “Anonymous” sot këta të fundit kanë  “thyer” web-faqen e këtij të fundit, vucic.rs.

Anonymous përmes një shkrimi në Twitter i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandër, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, është bërë e ditur në mesazhin e tyre.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës  thonë se faqja e Vuçiqit vucic.rs ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.

Ky veprim ka ardhur disa ditë pasi grupi i hakerëve kishte nisur një kërcenim përmes një video-mesazhi që i kishin dërguar Vuçiqit duke i thënë se Kosova nuk është e vetme por ka mbështetje./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark