Insajderi
Lajme

Nëna e 11-vjeçarit të plagosur: I dyshuari gjuajti me armë në asfalt, plumbi goditi fëmijën tim

Insajderi
07 January 2023 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëna e 11-vjeçarit të plagosur: I dyshuari gjuajti me armë në asfalt, plumbi goditi fëmijën tim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është deklaruar edhe nëna e Stefan Stojanoviq, 11-vjeçarit që u plagos dje në Shtërpcë.

Ajo në një deklaratë të dhënë për Telegrafin serb, ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi  ka goditur fëmijën e saj.

“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmijën tim”, tha Zorica, nëna e djalit të plagosur.

“Ai është mirë, ai është një hero. Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht, faleminderit Zotit”, tha tutje ajo.

Kujtojmë se i arrestuari në lidhje me rastin është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin ka pasur shumë reagime nga krerët e shtetit mirëpo edhe nga bashkësia ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark