Presidenti hungarez viziton Shqipërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti hungarez viziton Shqipërinë

    Insajderi
    04 April 2016 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të presë nesër presidentin e Hungarisë, Janos Ader, i cili do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri.

    Presidenti hungarez pritet të mbërrijë në mëngjes në Shqipëri. Ai gjatë ditës pritet të takohet me presidentin  Bujar Nishani i cili do ta presë atë me një ceremoni zyrtare.

    Pas takimit kokë me kokë mes dy presidentëve, do të pasojë një takim mes delegacioneve të dy shteteve dhe më pas të dy do të dalin në një konferencë për media.

    Zyra e presidentit të Shqipërisë nuk ka bërë të ditur detajet e këtyre bisedimeve.

    Shqipëria dhe Hungaria, kanë raporte të mira ndërmjet vete. Këtë e tregojnë edhe takimet e shpeshta të zyrtarëve të lartë të të dy shteteve.

    Presidenti ka kryesisht rol ceremonial në Hungari, por, megjithatë, ai ka fuqinë për të dërguar ligjet prapa në Parlament për rishqyrtim ose t’ia referojë ato Gjykatës Kushtetuese.

    Ader ka shërbyer si kryetar i Parlamentit gjatë administratës së parë të Viktor Orbanit (kryeministër i Hungarisë), në periudhën 1998-2002./Insadjeri.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark