
Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE, e pas këtij vërtetimi, mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë.
Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike.
“Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE. Pas këtij vërtetimi mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Unionit Evropian, njohja profesionale do të bëhet nga organet qeveritare përkatëse, brenda maksimumi 90 ditësh pas pranimit të aplikacionit, dhe me një pagesë prej 50 euro, ose ndonjë shumë të barabartë me të, dhe se kjo njohje do të konsiderohet e mjaftueshme për mundësi punësimi, përfshirë këtu edhe në organet qeveritare.
Tutje, në njoftim thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë këtë proces përmes financimit të një projekti që do të lehtësojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në fazën fillestare të certifikimit. Ndërsa, hollësitë për modalitetet e këtij projekti dhe partnerin(ët) e përzgjedhur implementues do të shpallen në një fazë më të vonshme.
Gjithashtu, kërkohet që aplikuesit e interesuar t’u drejtohen ministrive përkatëse të arsimit për të dorëzuar aplikacionet e tyre.
Në janar të këtij viti, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, në Bruksel kanë arritur pajtimin që marrëveshja për njohjen e diplomave të filloj me 1 mras, 2016. /Insajderi.com