×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Si planifikoi grupi kriminal vrasjen e mikut për 10 mijë euro? Insajderi sjell detajet ekskluzive

    Insajderi
    25 January 2023 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka arrestuar dy ditë më parë katër personave që dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale për një periudhë të caktuar.

    Ky grup ishte nën hetime që disa muaj dhe dyshohej për tentim vrasje, rrahje, detyrim, zjarr vënie dhe vepra të tjera kriminale.

    Në mesin e katër të arrestuarve ishte edhe Driton Sylejmani. Atij sot i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për çka akuzohet Driton Sylejmani?

    Sipas dosjes së Prokurorisë, Driton Sylejmani, nga muaji shtator 2022 deri në momentin e arrestimit ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për të kryer veprat penale në këmbim të të hollave, të cilat i ka kryer në bashkëkryerje me të pandehurit Xhevdet Mehanja, Tefik Shalaku, Hysni Hoxha, të cilët po ashtu janë arrestuar, dhe sot u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Veprat i kanë kryer edhe me një person tjetër me inicialet N.N.

    “Një porosi të tillë të pandehurit Driton Sylejamni, Xhevdet Mehanja e marrin nga i pandehuri Hysni Hoxha që në këmbim të shumës prej 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personi i quajtur V.D. nga Fushë Kosova, i cili është vëllau ish-gruas së djalit të Hysni Hoxhës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark