×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasjet e pasluftës e kidnapimet – kush është Driton Sylejmani i arrestuari i mbrëmshëm?

    Insajderi
    24 January 2023 - 14:54

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka arrestuar mbrëmë katër personave që dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale për një periudhë të caktuar.

    Ky grup ishte nën hetime që disa muaj dhe dyshohej për tentim vrasje, rrahje, detyrim, zjarr vënie dhe vepra të tjera kriminale.

    Në mesin e katër të arrestuarve ishte edhe Driton Sylejmani, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky person është i njohur për drejtësinë e vendit. Ai më herët ishte dënuar për një kidnapim, ndërsa familja e tij u përmend si e përfshirë në vrasjet e pas luftës.

    Për këto të fundit kishte folur vetë Dritoni më 2017, pasi vëllau i tij Agroni ishte akuzuar për vrasjen e Haki Imerit dhe Bekim Kastratit.

    Ai ka thënë se vëllai i tij, i cili ishte vrarë, ishte i pafajshëm, pasi në kohën kur akuzohej për vrasje, ai gjendej në Gjermani.

    Driton Sylejmani që është arrestuar mbrëmë, kishte deklaruar së përgjegjës për akuzat e padrejta ndaj vëllaut të tij, Agronit janë “komandantët e Drenicës”, e më përgjegjësi mes tyre e konsideronte ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Sipas Sylejmanit, Thaçi, kishte paguar që fajin t’ia gjuante Agonit, vëllaut të tij.  

    I pyetur atë kohë se a ishte kontaktuar nga Gjykata Speciale lidhur me këtë rast, Driton Sylejmani pati mohuar një gjë të tillë.

    “Unë nuk e di së pari me çka merret Gjykata Speciale. Nuk më ka kontaktuar askush, unë kam dashur vetëm sqarimin e vrasjes së vëllait, kam kërkuar të dihen këto gjëra për të. Jam viktimë e këtyre veprave. Për këto e din shumë mirë EULEX dhe UNMIK-u, por për shkak të bizneseve që i kanë të përbashkëta këta mundohen që pisllëqet e tyre t’i mbulojnë më persona të pafajshëm”, ishte shprehur ai për Bota Sot, shkruan Gazeta Insajderi

    Ndërsa, i pyetur se si do të veprojë nëse Gjykata Speciale do ta bënte fajtor Agronin, Driton Sylejmani, pati thënë se nuk mund të ndodh kjo, pasi sipas tij, Specialja e di se kush i ka bërë vrasjet në Kosovë.

    “Gjykata Speciale nuk mundet ta bëjë fajtor atë, se do të jem ai që do të përcjell çdo seancë, pasi ajo ka të bëjë me njerëz të gjallë e jo të vdekur. Edhe Specialja e din kush i ka bërë ato”, thoshte ai, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Kidnapimi, vrasësi i pasluftës përmend Driton Sylejmanin

    Gjashtë vjet më parë Gazeta Insajderi kishte publikuar rrëfimin e Shkumbin Mehmetit, i cili e kishte pranuar para prokurorit se që ka kryer vrasje të ndryshme, përfshirë vrasjet me motive politike, kidnapime, haraç, nxjerrje borxhesh etj. 

    Në këtë tregim, ai e kishte përmendur edhe emrin e Driton Sylejmanit, si të përfshirë në një kidnapim.

    “Ky ka qenë kidnapimi i vitit 2003 i Valon Dreshajt. Atij i janë kërkuar dy milionë euro”, kishte thënë ai.

    Për këtë vepër Driton Sylejmani ishte arrestuar. Ky së bashku me vëllain e tij, Agronin, sipas dëshmitarit ishin pjesë e një grupi kriminal, të cilit i ishte bashkuar edhe vetë Shkumbin Mehmeti.

    Dëshmitari kishte thënë këtij grupi kriminal i ishte bashkuar në mars të vitit 2003.

    Atë kohë pati thënë se kishte dalë në arrati për shkak se Policia i kishte zënë në shtëpi një sasi të madhe eksplozivi.

    “Prej asaj kohe kam ndejt me atë grup nëpër Kosovë, në Tiranë, Durrës. Grupi i ka pasur mbi 10 anëtarë, nga Peja, Drenica e Llapi”, kishte thënë Mehmeti.

    “Ky grup është marrë me të gjitha llojet e krimeve”, vazhdonte ai rrëfimin e tij për Gazetën Insajderi para gjashtë vjetësh./Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark