Pika 7 e planit franko-gjerman shqetëson deputeten britanike: “Vetëqeverisje në linja etnike nuk bën të ketë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pika 7 e planit franko-gjerman shqetëson deputeten britanike: “Vetëqeverisje në linja etnike nuk bën të ketë”

    Insajderi
    27 January 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pika numër 7 e planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka zgjuar shqetësimin e deputetes britanike Alicia Kearns MP, shkruan Insajderi

    Kjo pikë e cila i referohet “një forme adekuate vetëqeverisje” për komunitetin serb të Kosovës, që është vetëm se një formulim tjetër për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për deputeten Kearns është alarmante për të mos lejuar një formë tjetër të një “Republika Srpska” siç është në Bosnje.

    “Tejet e shqetësuar për implikimet e propozimit nën pikën 7. Askush nuk duhet të kërkojë rrënjosjen, e aq më pak dizajnim të qëllimshëm, të çfarëdo forme ‘vetëqeverisjeje’ në vija etnike brenda Ballkanit”, ka shkruar Kearns në Twitter.

    Nuk duhet të lejohet krijimi një tjetër “Republika Srpska”, ka shkruar ajo.

    Çfarë thotë pika 7 e planit franko-gjerman siç ka rrjedhur në media?

    “Të  dyja palët advokojnë arritjen e marrëveshjeve konkrete, në pajtim me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb të Kosovës dhe mundësinë e sigurimit të shërbimeve në Kosovë”, thuhet në atë pikë, raporton Insajderi.

    Kujtojmë se për këtë pikë ishte shprehur mjaft i shqetësuar edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili madje edhe ishte shprehur i shqetësuar se në këtë plam/propozim nuk është në qendër njohja e ndërsjellë, por vetë Asociacioni.

    Ky Asociacion, sipas Kransiqit, tashmë kishte gjetur vetëm se një eufemizëm, përmes frazimit si “nivel adekuat i vetëqeverisjes” për serbët e Kosovës./Insajderi/

    Kush çfarë plani franko-gjerman ka parë? Versionet e ndryshme e të habitshme të liderëve politikë – Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark