Daçiqit i zvogëlohen “vijat e kuqe”, tash vetëm anëtarësimi i Kosovës në OKB “nuk diskutohet” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiqit i zvogëlohen “vijat e kuqe”, tash vetëm anëtarësimi i Kosovës në OKB “nuk diskutohet”

    Insajderi
    27 January 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se pozicioni serb ndaj planit franko-gjerman, është “i qartë dhe i përgjegjshëm” në atë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, raporton Insajderi.

    Daçiq duke u përgjigjur në pyetjet për gazetarë, tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se cilat janë “vijat e kuqe” për këtë, e cila është se nuk do të lejojnë anëtarësimin e Kosovës në Orgnaizatën e Kombeve të Bashkuara.

    “Kjo është tejet e rëndësishme sepse edhe pata mundësinë të dëgjojë vlerësimet në Bruksel që Vuçiq u soll konstruktivisht dhe me përgjegjësi, për dallim nga Prishtina, dhe mendoj se është tejet e rëndësishme ta ruajmë shtetin dhe interesat tona kombëtare, por edhe që ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet e ndryshme, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve serbë”, ka thënë ai, siç e citoi Euronews në gjuhën serbe, përcjell Insajderi.

    Kujtojmë se ishte i pari Ivica Daçiq ai i cili kishte dalë kundër planit franko-gjerman, ku thoshte se ky plan e merrte të mirëqenë pavarësinë e Kosovës dhe se kjo ishte premisë bazike e saj.

    Mes tjerash, Daçiq shprehej se Serbia nuk do ta njeh Kosovën “as formalisht as informalisht” dhe se nuk do të lejonin anëtarësimin e Kosovës në OKB.

    Serbia del me “tri vija të kuqe” për Kosovën – Insajderi

    Ishte vetëm ditëve të fundit pas vizitës së “pesëshesh së madhe” diplomatike kur Aleksandar Vuçiq doli publikisht dhe pohoi se kishte pranuar planin franko-gjerman.

    Vuçiq në dramaticitetin e tij të kahershëm tha se ka patur “rezervë” vetëm për një çështje tejet të rëndësishme, por që nuk e kishte specifikuar. Por deklarimi i sotëm i Daçiqit, lë të kuptohet se kjo ishte “rezerva” e madhe që kishte shprehur presidenti serb./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark