×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Serbia del me “tri vija të kuqe” për Kosovën

    Insajderi
    10 January 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, tha se në raport me Kosovën dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve, Serbia ka tri vija të kuqe, raporton Insajderi.

    “E para, marrëveshjet që janë nënshkruar duhet të zbatohet; e dyta, që nuk mund ta njohim Kosovën si shtet të pavarur”, tha ai, derisa shtoi se “e treta është siguria e serbëve në Kosovë”.

    “Nuk e kemi kryer dialogun për arritjen e një zgjidhje përmes mjeteve politike, ndërsa tani dikush dëshiron të imponojë idenë që Serbia të bëjë diçka, ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në BE”, tha ai.

    Duke komentuar refuzimin që forca paqeruajtëse e NATO’s i bëri kërkesës së Serbisë për gjoja “rikthimin” e një mijë trupave serbe në Kosovë, Daçiq dha edhe tone kërcënuese, raporton Insajderi.

    “Nëse KFOR’i dhe Policia e Kosovës nuk duan t’i mbrojnë, mos na vendosni në situata ku policia dhe ushtria serbe duhet të sigurojë ruajtjen e tyre në Kosovë. Është diçka që nuk e duam. Duam paqe dhe implementim të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Ivica Daçiq.

    Daçiq në Budapest morri mbështetjen e Hungarisë kundër aplikimit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

    Kryediplomati serb edhe para aplikimit të Kosovës në BE kishte deklaruar se përveç pesë shteteve mosnjohëse të BE’së as Hungaria nuk do të votojë kandidaturën e Kosovës./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark