Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e studiuesit shqiptar të historiografisë, Zef Mirdita.
Thaçi e ka vlerësuar Mirditën si pedagogun më të shquar shqiptar dhe si i tillë sipas tij, është i pazëvendësueshëm.
“Me gjurmimet e tij shkencore, profesori Mirdita ndriçoi të kaluarën e popullit shqiptar, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme për brezat e ardhshëm. Si njeri i përkushtuar ndaj të vërtetave historike, ai ishte frymëzim edhe për mua dhe shumë gjenerata të studentëve. Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, shkencën dhe për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Historiani dhe akademiku i njohur, Zef Mirdita, ka vdekur në Zagreb, në moshën 80 vjeçare./Insajderi.com