Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri ka kërkuar dënimin në total prej 152 vitesh burgim për 9 persona, pjesë e një grupi që dyshohet se rekrutonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Sipas prokurorisë, ekzistojnë provat e mjaftueshme se të pandehurit kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zone, shkruan lapsi.al
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale ”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”; ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal./Insajderi.com