Insajderi
Lajme

“Thojshin ‘erdhi dita’, por me këtë qeveri qytetarët vetëm ditë s`kanë pa”

Insajderi
01 February 2023 - 15:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Thojshin ‘erdhi dita’, por me këtë qeveri qytetarët vetëm ditë s`kanë pa”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk është befasuar me caktimin e vlerës se koeficientit për pagat.

Ajo ka bërë me dije se më mirë nuk pritet nga një kryeministër, i cili ka vendosur që fëmijët e tij ta rrit në një vend tjetër.

“Nuk me befasohem aspak vlera e koficientit të pages qe ka vendosur qeveria . Unë nuk pres qe të bëjë mirë këtë vend një kryeministër që zgjedh qe femija i tij mos të jetoj në vëndin që ai e qeverisë! Thojshin erdhi dita, ama dita erdhi vetem për Albin Kurtin të cilit i dhanë pushtet e ligjitimitet për ta realizuar agjenden e tij për ta shkatërruar shtetin. Prej se ka ardhur kjo qeveri në pushtet qytetaret veç ditë s’kane pa”, ka shkruar Musliu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar sot se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.

Deri me tani, shumë sindikata të shërbyesve publik janë shprehur të pakënaqura me caktimin e kësaj vlere.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark