×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Thojshin ‘erdhi dita’, por me këtë qeveri qytetarët vetëm ditë s`kanë pa”

    Insajderi
    01 February 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk është befasuar me caktimin e vlerës se koeficientit për pagat.

    Ajo ka bërë me dije se më mirë nuk pritet nga një kryeministër, i cili ka vendosur që fëmijët e tij ta rrit në një vend tjetër.

    Nuk me befasohem aspak vlera e koficientit të pages qe ka vendosur qeveria . Unë nuk pres qe të bëjë mirë këtë vend një kryeministër që zgjedh qe femija i tij mos të jetoj në vëndin që ai e qeverisë! Thojshin erdhi dita, ama dita erdhi vetem për Albin Kurtin të cilit i dhanë pushtet e ligjitimitet për ta realizuar agjenden e tij për ta shkatërruar shtetin. Prej se ka ardhur kjo qeveri në pushtet qytetaret veç ditë s’kane pa”, ka shkruar Musliu.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar sot se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.

    Deri me tani, shumë sindikata të shërbyesve publik janë shprehur të pakënaqura me caktimin e kësaj vlere.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark