Insajderi
Botë

Majmuni godet me shishe uji vajzën që u përpoq ta filmonte

Insajderi
02 February 2023 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Majmuni godet me shishe uji vajzën që u përpoq ta filmonte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një adhuruese e kopshteve zoologjike mbeti e habitur pasi një majmun e goditi me një shishe uji teksa ajo po përpiqej ta xhironte me telefonin e saj.

Pamjet tregojnë shimpanzenë në kopshtin zoologjik Nanning në Kinë pak para sulmit duke kërcyer lart e poshtë përpara se të hidhte shishen.

Nëna e vajzës së lënduar deklaroi se ata po e shijonin vizitën në kopshtin zoologjik deri në momentin kur një shishe e ujit mineral, e hedhur nga shimpanzeja, i shkaktoi një lëndim të bijës.

Syri i vajzës, mosha e së cilës nuk dihet, mësohet se ka pësuar një lëndim të lehtë.

“Nanning Zoo” njoftoi se po hetojnë rastin dhe nuk mund të komentojnë asgjë për momentin.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pas një incidenti tjetër ndodhi një majmun në të njëjtin kopsht zoologjik. Është e paqartë nëse këto dy incidente janë shkaktuar nga i njëjti majmun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark