Insajderi
Lajme

PDK përkrah vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Insajderi
05 April 2016 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës përkrah idenë që misionit të EULEX-it në Kosovë t’i vazhdohet mandati edhe për një kohë.

Këtë e ka konfirmuar Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, i cili ka thënë se ende kemi nevojë për këtë mision për trajtimin e disa rasteve të veçanta.

“Ne konsiderojmë që është e nevojshme që EULEX-i edhe për një kohë të qëndrojë këtu, veçmas kur kemi të bëjmë edhe me Gjykatën Speciale e cila pritet të aktivizohet së shpejti”, ka thënë ai.

“Ky mision nuk është i dështuar plotësisht. Ka pasur raste ku nuk ka pasur sukses të plotë, por për disa raste të veçanta do të duhej ta kishim ende këtu”, ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë.

Misioni i EULEX-it pritet që të përfundojë mandatin më 14 qershor të këtij viti.

Në anën tjetër, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, ka qëndrim të kundërtën me atë të PDK-së.

“EULEX-i nuk ka pasur rezultate konkrete, bile ka përfunduar edhe me shumë skandale dhe me afera të brendshme të korrupsionit. Kështu që dy herë ju ka shtyrë mandati; një herë në vitin 2012 dhe prej vitit 2012 për dy vite me radhë në vitin 2014 dhe nga 2014 në vitin 2016. Edhe një herë po t’i shtoheshin edhe dy vite do të ishte plotësisht e papranueshme”, ka thënë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark