Insajderi
Botë

Tragjedi në Mesdhe, përmbytet varka me refugjatë, mes viktimave dhe një foshnjë

Insajderi
03 February 2023 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Mesdhe, përmbytet varka me refugjatë, mes viktimave dhe një foshnjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mesdheun qendror, ku pas përmbytjes së një varke humbën jetë disa emigrantë

Sipas rojes bregdetare italiane, viktimat ishin tetë, 5 burra dhe tre gra. Mes këtyre të fundit ishte edhe një rgua shtatzënë. Viktimë e tragjedisë ishte edhe një foshnjë 4 muajshe.

42 të mbijetuar u sollën në breg, sipas Filippo Mannino, kryebashkiak i ishullit Lampedusa. Numri i saktë viktimave të tragjedisë është ende i paqartë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se shërbimet e shpëtimit ndërhynë në rajonin e Kërkimit dhe Shpëtimit të Maltës për të ndihmuar një varkë në fatkeqësi. Trupat e dy personave janë ende të zhdukur, raportoi ANSA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark