Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim delegacionin e Grupit të Miqësisë të Parlamentit Gjerman, për Marrëdhënie me shtetet e Evropës Juglindore, të përbërë nga Peter Ëeiß, Josip Juratovic dhe Andreas Lämmel.
Në këtë takim sipas një komunikate për media, përveç situatës së përgjithshme politike në Kosovë, është diskutuar edhe për sfidat dhe arritjet në qeverisjen dyvjeçare në Komunën e Prishtinës.
Po ashtu, në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin që Komuna e Prishtinës e ka në vazhdimësi me organizatat gjermane, siç janë GIZ dhe KFW.
Delegacioni i deputetëve nga Bundestagu gjerman, është takuar edhe me Ministrin e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Bekim Çollaku, me të cilët ka diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve./Insajderi.com