Insajderi
Lajme

Shpend Ahmeti i rikujton Mustafës dorëheqjen përmes Islandës

Insajderi
05 April 2016 - 17:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka shfrytëzuar rastin e dorëheqjes së kryeministrit të Islandës dhe vendimin e tij për të shpallur zgjedhje të reja, pas presionit publik që kërkonte të njejtën gjë, për t’ia rikujtuar kryeministrit Isa Mustafa sesi duhet vepruar ndaj presionit të opozitës që kërkon zgjedhje të reja në vend.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se vendimi i kryeministrit islandez për zgjedhje të reja pas një proteste, tregojnë për një demokraci në të cilën “mjafton një skandal që një qeveri të bjerë”.

“Ndërsa në Kosovë përkundër skandaleve të përditshme nuk ipet llogari. Edhe kjo mungesë e llogaridhënies për parlamentet evropiane do të ishte e paimagjinueshme”, ka shkruar Ahmeti.

Por më shumë sesa një mesazh për Isa Mustafën, Ahmeti ka dërguar një mesazh më të fortë edhe për institucionet ndërkombëtare në Kosovë.

“Kur disa ndërkombëtarë më thonë se kjo çka ka ndodhë në parlamentin e Kosovës ka qenë e paimagjinueshme për parlamentet e tyre. Ju them që po ashtu në Gjermani një president ka dhënë dorëheqje sepse nuk ka mundur ta shpjegojë një shpenzim të thjeshtë”, ka shkruar Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark