Insajderi
Botë

Shkoi për të blerë një makinë në Hatay, i riu vdes në hotel pas tërmetit shkatërrues

Insajderi
09 February 2023 - 18:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkoi për të blerë një makinë në Hatay, i riu vdes në hotel pas tërmetit shkatërrues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i ri 23-vjeçar, i cilit jetonte në Gümüşhane, humbi jetën si pasojë e tërmetiti në Hatay. Mediat turke raportojnë se i riu i quajtur Onur Yılmaz kishte shkuar në Hatay për të blerë një makinë.

Për të marrë makinën që gjeti në internet ai arriti në orën 02:00 të datës 6 shkurt në hotel në Hatay. Yılmaz, pasi mori automjetin, pushoi në hotel rrugës në kthim për në Gümüşhane, por mbeti i bllokuar në ndërtesën e hotelit, e cila u shkatërrua nga tërmeti që ndodhi në mëngjes.

Trupi i pajetë i tij u nxor sot nga rrënojat e hotelit ku ai qëndroi dhe do të dërgohet në udhëtimin e tij të fundit në vendlindje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark