Insajderi
Insajderi

Mashtroi mbi 40 qytetarë me bileta udhëtimi, ky është pejani që u dënua me 3 vite burg

Insajderi
11 February 2023 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mashtroi mbi 40 qytetarë me bileta udhëtimi, ky është pejani që u dënua me 3 vite burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga data 27 korrik e vitit të kaluar e deri më 14 shtator të po atij viti, një person nga Peja kishte mashtruar më shumë se 40 qytetarë përmes një agjencie turistike. Dëmi material që ai kishte shkaktuar, sipas prokurorisë kishte qenë mbi 44 mijë euro.

I njëjti kishte qenë në paraburgim nga shtatori 2022 deri dy ditë më parë.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mëson se personi që mashtroi përmes agjencisë “Reja Reiseburo” është, Eros Idrizaj.

I njëjti, siq mëson Insajderi është dënuar nga Gjykata me 3 vite burgim efektiv dhe 5 mijë euro gjobë.

Idrizaj, përmes ofertave të publikuara në faqen e tij të agjencisë për pushime në Turqi, kishte mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Kjo kinse ai kishte aranzhuar biletat e udhëtimit dhe aranzhimet në hotelet për pushime verore.

Gazeta Insajderi ka siguruar aktakuzën e ngritur ndaj Idrizajt.

“Që nga data 27.07.2022, në vazhdimësi, e gjer me datë 14.09.2022, në Pejë, në Agjencinë e tij turistike “Peja Reiseburo” me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobësisë pasurore për vete i mashtron dhe vazhdon lajthimin e personave të tjerë dhe me këtë i nxitë më shumë persona të kryejnë një veprim i cili rezulton në dëm të pasurisë së tyre, dhe atë të dëmtuarin F.B në shumën prej 1450 euro, të dëmtuarën A.B, në shumën prej 447 euro, të dëmtuarin E.K, në shumën prej 1.448,00 euro…”, thuhet në një pjesë të aktakuzës së siguruar nga Insajderi.

Në aktakuzë thuhet se të dëmtuarit kishin kontaktuar Idrizajn përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe “Instagram”, ku pas komunikimit dhe takimit fizik agjencinë “Peja Reiseburo” të njëjtit bëjnë rezervimin e biletave të aeroplanit dhe hoteleve në Turqi, shkruan Insajderi.

Kur arrijnë në Prishtinë, kuptojnë që në aeroport nuk ka bileta udhëtimi të rezervuara në emrin e tyre.

“Të njëjtit bëjnë rezervimin e biletave të aeroplanit dhe hoteleve në Turqi duke marr biletat e rezervimit nga i pandehuri për fluturim dy drejtimesh në detinacionin Prishtinë-Antalya në Hotelet si “Sunmeila Beach resort Hotel”, “Simena Hotels”, “Grand Prestige & SPA”, “Orange Conty Kemer + Adult Only”, “Granada Luxury Resort Belek”, “Elan Hotel Taksim”, “Boutique Central Taksim”, ” Adem & Eve Hotel”, “Xoria Deluxe Hotel”, “Xafira Deluxe Resort Hotel”, “Riolavitas Resort & SPA”, “Elan Hotel Isanbul pera”, “Amelia Beach Resort Hotel”, “Alan Xafira Deluxe”, “Miracle Resort Hotel”, ” Royal Taj Mahal Hotel”, “Dosinia Luxury Resort”, ashtu që të dëmtuarit… shkojnë në aeroportin e Prishtinës kuptojnë se në sistem nuk kishte bileta për udhëtim të rezervuara në emër të tyre”, thuhet në aktakuzë.

Në anën tjetër, qytetarë të tjerë pasi kishin mbërritur në Turqi kishin kuptuar nga Hotelet se qytetari Eros Idrizaj nuk kishte rezervuar për ta ambientin dhe nuk ishte kryer asnjë pagesë.

Të njëjtit sipas aktakuzës së siguruar nga Insajderi aty kishin kuptuar se biletat e tyre ishin vetëm një drejtimshe.

“Ndërkaq të pandehurit… me të shkuar në Hotelet e sipërshënuara nga personelet e Hoteleve njoftohen se agjencia “Peja Reisburo” me pronar Eros Idrizaj nuk kishte kryer rezervimet në hotelet e lartcekura në emër të tyre dhe as nuk kishte bërë pagesa, më pas e kuptojnë se edhe biletat për të cilat kishin paguar dy drejtime ishin vetëm një drejtimshe, ku të njëjtit detyrohen të shkojnë në hotele tjera dhe të paguajnë para shtesë si për akomodim ashtu edhe për biletë kthyese”, thuhet në aktakuzë

Në pjesën e viktimave që ai mashtroi, siq mëson Insajderi ka qenë edhe një gjyqtar i apelit.

Gjithsej, Idrizaj nga mashtrimet ndaj qytetarëve, kundërligjshëm ka fituar 44.479 euro. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark