Jevtiq: ShBA-së nuk i interesojnë kushtet e Kurtit për Asociacionin, e dëgjova nga Escobari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Jevtiq: ShBA-së nuk i interesojnë kushtet e Kurtit për Asociacionin, e dëgjova nga Escobari

    Insajderi
    11 February 2023 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, pretendon se ka dëgjuar nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, se Shtetet e Bashkuar të Amerikës “nuk janë të interesuar” në gjashtë kushtet e shpalosura të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Asociacionin, raporton Insajderi.

    Jevtiq, i cili kohëve të fundit ishte për një vizitë në Uashington, tha se me emisarin amerikan kanë diskutuar rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Në takimin me Escobarin, biseduam për formimin e Asociacionit, e cila për ne serbët nuk është çështje politike, por e jetës dhe pse sot nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet sepse nuk i kemi mekanizmat që do na mundësojnë ta bëjmë këtë. Ne nuk jemi të interesuar për ato kushte. Ne jemi të interesuar se çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit”.

    “Atij i duhen ato kushte për përdorim të përditshëm politik. Atë që po përpiqet të bëjë duke deklaruar kushtet, dëshiron ta justifikojë veten ose ndoshta të shmangë të bëjë atë që i kërkuan përfaqësuesit e ‘pesës’. Kushtet e tij jo vetëm që nuk na interesojnë, por kam dëgjuar edhe nga Escobari se nuk është me interes as për administratën amerikane”, ka thënë Jevtiq për “kosovo-online”/Insajderi/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark