Në takimin që zhvilloi sot me delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore në Bundstagun gjerman, Mustafa ka përmendur rëndësinë e liberalizmit të vizave për Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e Gjermanisë në këtë çështje.
Shefi i Qeverisë, priti sot në takim delegacionin gjerman, me të cilët bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në fusha të ndryshme, njofton zyra e Kryeministrit.
“Tani është momenti i duhur për zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik. Andaj, Qeveria e Kosovës është e fokusuar tërësisht në reformimin e mëtejshëm të ambientit ekonomik si dhe ofrimin e përkrahjes së plotë për bizneset që të shfrytëzojnë MSA-në për shtrirjen e veprimtarisë dhe depërtimin e prodhimeve të tyre në tregun evropian”, citohet të ketë Mustafa.
Duke vlerësuar se për qytetarët e Kosovës është shumë e rëndësishme lëvizja e lirë, Mustafa ka kërkuar mbështetjen e Bundestagut, lidhur me liberalizmin e vizave.
“Liberalizimi i vizave do të mundësojë efekte dhe rezultate më të mëdha nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pasi që do lehtësojë qarkullimin e ndërmarrës ve kosovarë në vendet e BE-së”, ka shtuar ai.
Gjatë takimit, Isa Mustafa i ka njoftuar parlamentarët gjermanë edhe për proceset dhe zhvillimet tjera politike në Kosovë, dhe më gjerë.
Edhe parlamentarët gjermanë kanë vlerësuar se tani është koha e duhur për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë. /Insajderi.com