Insajderi
Botë

Tre persona nxirren të gjallë nga rrënojat gati dy javë pas tërmetit në Turqi

Insajderi
18 February 2023 - 12:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmeti që u ndje edhe në Kosovë - Reagon sizmologu Mustafa-INSAJDERI.ORG
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë arritur të nxjerrin edhe tre persona të gjallë nga rrënojat, gati dy javë pas tërmetit atje.

Tre personat, në mesin e të cilëve ishte edhe një fëmijë, u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një ndërtese në distriktin Antakya në Turqi, saktësisht 296 orë pas tërmeteve të fundit, njoftoi Anadolu.

Pasi u nxorrën nga rrënojat, ambulanca ishte afër dhe mjekët filluan menjëherë trajtimin e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark