Haradinaj: Vizionin e AAK-së nuk mund të ia dorëzojë Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Vizionin e AAK-së nuk mund të ia dorëzojë Vetëvendosjes

    Insajderi
    06 April 2016 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haradinaj deklaroi se nuk është i gatshëm t’ia dorëzojë vizionin e AAK-së një subjekti tjetër politik, duke aluduar në Lëvizjen “Vetëvendosje”.

    Sipas tij, Aleanca është parti e qendrës së djathtë dhe duke u bazuar në këtë e ka zhvilluar një vizion të veten se si e sheh Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

    “Këto janë vizionet tona, të cilat nuk hezitojmë t’i ofrojmë për partneritet, por të njëjtat nuk pranojmë t’i dorëzojmë te një partner politik. Pra, ky është dallimi ynë”, shprehet Haradinaj gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

    Gjatë kësaj interviste ai është shprehur i sigurt se zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen para vjeshtës së këtij viti.(Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark