×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qendra Studentore për 5 orë në ditë do të limitojë qasjen në disa webfaqe për studentët

    Insajderi
    23 February 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Studentore në Prishtinë ka njoftuar studentët që banojnë në konvikte se ka ngarkesë të internetit.

    Rrjedhimisht prej orës 19:00 deri në 24:00 do të ndërpriten disa webfaqe si dhe livestreaming.

    “Qendra Studentëve në dakordim me Parlamentin e Studentëve për shkak të ngarkesave të mëdhaja me internet kemi ardhë  në përfundim që në një orar të caktuar kohorë për të pasur internet më të mirë do të ndërprerjemë, disa webfaqe dhe livestreaming. Koha e limitimi është nga ora 19:00 deri në ora 24:00”, thuhet në njoftimin e Qendrës Studentore.

    Qendra Studentore përfshin banimin dhe mensën e studentëve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark