Insajderi
Botë

Gruaja që u martua me kukullën denoncon: Na kanë rrëmbyer fëmijën tonë!

Insajderi
24 February 2023 - 20:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruaja që u martua me kukullën denoncon: Na kanë rrëmbyer fëmijën tonë!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua që u martua me një kukull ka denoncuar se fëmija e saj është rrëmbyer.

Meirivone Rocha Moraes, e cila u martua me “dashurinë e jetës”, kukullën Marcelo, pretendon se disa persona po mbajnë peng bebin Marcelinho, që është gjithashtu kukull, dhe kërkojnë për të rreth 200 dollarë.

37-vjeçarja braziliane ka postuar video në TikTok ku ngjit fletushka nëpër lagje, ku i kërkon njerëzve ta ndihmojnë në gjetjen e “djalit” të saj. Ndërkohë, ka postuar dhe një video ku Marcelinho shihet në një cep dhome, duke pretenduar se këtë video ia kanë dërguar rrëmbyesit.

“Kam frikë se do e djegin. Nuk fle dot. Edhe Marcelo nuk vë gjumë në sy gjithë natën sepse është i shqetësuar për djalin e tij”, shtoi gruaja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark