Insajderi
Botë

Rusia ia ndërpret furnizimin me naftë këtij shteti europian

Insajderi
25 February 2023 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rusia ia ndërpret furnizimin me naftë këtij shteti europian
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rusia ka ndaluar furnizimet me naftë për Poloninë, ka njoftuar firma e naftës polake.

Kompania më e madhe polake e naftës PKN Orlen ka ndaluar marrjen e naftës përmes tubacionit Druzhba nga Rusia, ka thënë shefi ekzekutiv i saj Daniel Obajtek.

Megjithatë, ai në një postim në Twitter ka thënë se po arrijnë t’ia dalin me furnizime dhe se ishin të përgatitur për këtë vendim të Rusisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Ne po sigurojmë në mënyrë efektive furnizimet. Rusia ka ndërprerë furnizimet për Poloninë, për të cilën ne jemi të përgatitur”, tha ai.

Orlen tha se mund të furnizojë plotësisht rafineritë e saj nëpërmjet detit dhe se konsumatorët nuk do të preken nga ky vendim.

Tubacioni Druzhba, i cili furnizon me naftë Poloninë dhe Gjermaninë, si dhe Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, u përjashtua nga sanksionet e BE-së për të ndihmuar vendet me mundësi të kufizuara për dërgesa alternative.

Nafta ruse përbën rreth 10% të furnizimit polak pasi Varshava ndërpreu importet pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark