Më 6 shkurt Turqia është goditur nga një tërmet prej 7.8 ballësh dhe është pasuar nga rreth 9 mijë post-tërmete tjera, të cilat u bënë shkak për shembjen e shumë objekteve të banueshme.
Deri më tani nga rrënojat janë nxjerrur trupat e të 44 mijë e 218 viktimave.
Ndërsa në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900.
Mbi 160 mijë ndërtesa me 520 mijë apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese dhe rreth 1.5 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë.