
“Është e tëra pozitive, ka edhe gjëra të vështira, por Aleksandar Vuçiq tregoi cilat janë vijat e kuqe”, tha Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, duke folur për pranimin e marrëveshjes të së hënës nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Insajderi.
Për një gjë që Dalibor Jevqtiq thotë se nuk është i sigurt është ajo nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Jevtiq kundërshton atë që Asociacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, derisa kërkon që ajo të themelohet me 22 parimet e saj.
“Ata që thonë se diçka nuk është në pajtim me Kushtetutën duhet ta dinë se askush nuk shkon në Bruksel për t’u pajtuar me diçka që është brenda ligjeve ekzistuese, por të pajtohet rreth asaj se çfarë do të garantojë sigurinë dhe jetën e serbëve”, tha ai
“Kur e shihni se çfarë Asociacioni do të bëjë popullin serb, pa dëmtuar interesat e të tjerëve, është e qartë se Asociacioni do të sjellë stabilitet më të madh përmes shëndetësisë, arsimit, financimit, zhvillimin e komunitetit dhe përdorimin e resurseeve që kemi në komunat me shumicë serbe”, thotë më tej ai.
Jevtiq thotë se “serbëve u duhet autonomi më e gjerë që e fitojmë përmes Asociacionin”, derisa shton edhe se është i inkurajuar nga qëndrimi i Uashingtonit.
Kurti, sipas Jevtiq, nuk do ta themelojë Asociacionin.
“Do të doja që të më përgënjeshtronte. Siç ka thënë Escobar, ka shumë punë përpara. Isha kohëve të fundit në Uashington, kam vërejtur tone ca më ndryshe. E pash që situata kundrejt serbëve është ndryshe”.
“Tash qëndrimi i ShBA’së për këtë çësthje është ndryshe. A duhet të jemi të sigurt se do të mbetet kështu – nuk duhet të harrojmë qëndrimin e ShBA’së rreth Kosovës. Marrëdhënia aktuale ka ndryshaur për shkak të veprimeve të Kurtit, i cili e ka dëshmuar veten si dikush që nuk është i gatshëm t’i qaset procesit në mënyrë konstruktive. ShBA nuk duan në mënyrë të vazhdueshme të shohin kushte të reja në Uashington”, ka thënë Dalibor Jevtiq./Insajderi/