AAK demanton lajmet se do t’i bashkohet koalicionit qeverisës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK demanton lajmet se do t’i bashkohet koalicionit qeverisës

    Insajderi
    06 April 2016 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka demantuar sot disa raportime në media se kjo parti do t’i bashkohet koalicionit aktual për të qeverisur me vendin

    Përmes një komunikate për media, AAK sqaron se as njerëzit e AAK-së, e as Ramush Haradinaj, nuk kanë pasur biseda me Kadri Veselin, as me eksponentë të LDK-së, as me ndërkombëtarë, për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

    “Të gjitha këto informata janë gënjeshtra të mëdha” thuhet në reagimin e AAK.

    “Krejt çka kërkojmë nga kjo Qeveri, është që ajo të japë llogari për veprimet antikushtetuese, të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja”

    Por, në një intervistë dhënë gazetës Zëri, Haradinaj nuk e hedh poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK-në, por, siç thotë ai, me kusht që Kadri Veseli do t’i bindë se nuk është për vazhdim të kësaj logjike qeverisëse./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark