Komunat duhet të krijojnë kushte më të favorshme për biznese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat duhet të krijojnë kushte më të favorshme për biznese

    Insajderi
    06 April 2016 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komunat e Kosovës duhet të bëjnë më shumë që të ofrojnë shërbime të mjaftueshme që ndihmojnë veprimtarinë e bizneseve.

    Kështu ka thënë presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministrat e kabinetit qeveritar, si dhe kryetarët e komunave.

    “Ekonomia mund të konsiderohet konkurruese kur qytetet gëzojnë standarde të mira. Zhvillimi ekonomik është i arritshëm vetëm përmes një politik-bërje të mirë dhe komunat kanë nevojë për ti mbështetur më shumë bizneset tona”, ka thënë Jahjaga.

    Në anën tjetër, kryeministri Mustafa, ka deklaruar se Qeveria ka në agjendë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.

    “Kosova shikuar nga komunat ose nga bizneset duket pak më ndryshe sesa duket ose thuhet. Nëpër komuna janë zgjidhur problemet emergjente tashmë. Politikat fiskale të ndërmarra nga qeveria parapëlqehen nga sektori i bizneseve”, ka thënë Mustafa në këtë rast.

    “Kemi arritur zhvillim ekonomik, punësim, konkurrencë dhe këtë e shendojmë në prioritet të qeverisjes por opinioni publik është i ngarkuar me kauza politike që nuk ndihmojmë zhvillimin”.

    Anita Ahmeti, përfaqësuese e Odës ekonomike Amerikane, ka përmendur disa nga sfidat e bizneseve nëpër komuna, si dhe vështirësitë që autoritetet komunale përballen për zhvillim e ekonomisë.

    Edhe Albert Matoshi, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike gjermane, tha se pushteti qendror dhe lokal duhet të kenë bashkëpunim, sepse ato luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal.

    Përderisa Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës potencoi se viti 2015 ka qenë vit i dialogut publiko privat.

    Por sipas tij, disa nga sfidat qe veshtirson punen e komunave është prokurimi publik. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark