![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Me fitoren ndaj Dumbarton në terrenin vendas “Ibrox park” me rezultatin 1:0, Rangers në katër xhiro para fundit të garës në ligën e dytë skoceze siguroi vendin e parë me 17 pikë avantazh në krahasim me ekipin e dytë të plasuar Falkirk.
Me këtë përfundoi rrugëtimi katër vjeçar i Rangersave nga fundi i futbollit skocez deri në kthimin në elitë.
Klubi i Rangers falimentoi para 4 vitesh për shkak të problemeve financiare, por u ringritë fal donatorëve dhe mbështetjes së madhe të tifozëve vendas që nuk munguan në këtë udhëtim katër vjeçar.
Sezonin e ardhshëm do të rikthehet derbi i madh skocez, Celtic-Rangers, që njihet si “Old Firm”. /Insajderi.com