“Nesër, më 7 prill 2016, 77 vjet pas zbarkimit pushtues në Durrës, Hashim Thaçi pritet të kurorëzohet President i Republikës së Kosovës, kur do të betohet para Kuvendit, ndërsa ceremonia e kurorëzimit është caktuar për 8 prill”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Lideri i VV-së gjithashtu theksoi faktin se kurorëzimi i Thaçit president vjen pas dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë, me të cilat, sipas Ymerit, Kosova është ndarë në dysh.
“Ky kurorëzim vjen pas dy marrëveshjeve me Serbinë (19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015) të cilat e krijojnë një lidhje formale (neo)koloniale të Kosovës me Serbinë – ku Kosova është formalisht e pavarur por realisht e ndarë në dysh, me rrezik të humbjes së kontrollit strategjik mbi resurset ekonomike”, ka shkruar tutje Ymeri.
Nesër do të bëhet kurorëzimi i presidentit të ri të Kosovës, kur Hashim Thaçi do ta marrë zyrtarisht detyrën nga presidentja e deritanishme Atifete Jahjaga. /Insajderi.com