Insajderi
Lajme

Zbulohen 2000 fije të bimëve të mbjella narkotike në Gjakovë

Insajderi
06 April 2016 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bimët narkotike dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa (marihuanë).

“Policia e Kosovës, me datën 5 prill 2016, ka ndërmarrë një operacion policor, bazuar në informata të siguruara mirë se në një lokacion të caktuar ka të mbjella substanca narkotike. Me këtë rast, është zbuluar një parcelë në të cilën kanë qenë të mbjella 2000 fije drogë të llojit marihuanë”, thuhet në një njoftim për media, të lëshuar nga Zyra për Komunikim e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, Policia e Kosovës njofton se sasia e drogës është asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia kufitare, së bashku me Njësinë Kundër Narkotikëve,janë duke e trajtuar rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark