Insajderi
Lajme

Ekspertët britanikë rishikojnë punën e bërë nga EULEX-i

Insajderi
06 April 2016 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari Hasani ka falënderuar shtetin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, në veçanti për gjyqësorin.

Sa i përket misionit të EULEX-it, kreu i Supremes, e vlerësoi si shumë më të avancuar këtë mision, krahasuar me misionin paraprak, atë të UNMIK-ut.

Megjithatë, njofton Gjykata, ai ka theksuar se Kosova ende ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.

“Por, meqë po themelohet Dhoma e Specializuar, e cila do të merret me rastet e krimeve të luftës, mendoj se vendorët kanë kapacitete për t’i gjykuar rastet tjera.

Rolin e EULEX-it, në të ardhmen, më shumë do ta shihja në procesin e integrimit të veriut të vendit, si një mision me një format të kufizuar në kompetenca dhe kapacitete”, është shprehur kryetari Hasani.

Ndërsa, lidhur me pyetjet e ekspertëve britanikë nëse një mbështetje e EULEX-it nevojitet edhe për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Hasani ka pohuar se në këtë drejtim, ky mision mund të transformohet në një gjykatë mobile të EULEX-it, dhe eventualisht të veprojë në rastet e ndjeshme.

Po ashtu, para përfaqësuesve britanikë, kryetari Hasani ka potencuar nevojën e koncentrimit në profesionalizëm dhe cilësi e jo vetëm në numra. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark