Si rrjedhojë e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes ‘Pastrimi” shumë zona të kryeqytetit sot kanë qenë të stërmbushura me mbeturina.
Në lidhje më këtë situatë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.
Ai ka thënë se kjo gjendje e kryeqytetit është e papranueshme dhe se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të gjendet një zgjidhje.
“Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti”, ka shruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.